Prej kohësh u paralajmërua se sëshpejti, do të ketë një bashkëpunim më Morena Tarakun dhe këngëtarin e mirënjohur Sabri Fezullahu.
Tashmë janë bërë publike pamjet e para të videoklipit të këngës, e cila mban titullin ‘Dashuri’.
Ka qenë vetë këngëtarja e cila postoi një video në Instagram, me pamje të shkëputura nga xhirimet e projektit.
“Coming soon”, ka shkruar Morena.
Kënga është punuar nga “MaxProductional”, ndërkohë për muzikën është kujdesur vëllai i Getoar Selimit.
Akoma nuk kanë përcaktuar një datë se kur do të lançohet kjo këngë./intv.al/