INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohen qindra monedha romake ari në teatrin italian

Zbulohen qindra monedha romake ari në teatrin italian

Publikuar më: 12:18 10-09-2018

Qindra monedha të lashta romake prej ari janë zbuluar truallin e një teatri të vjetër në Como në Italinë veriore,bëri të ditur Ministria Italiane e Kulturës. Monedhat datojnë në fund të Perandorisë Romake në shekullin e 5 dhe u gjetën në një lloj urne guri në bodrumin e teatrit Cressoni. Vendi nuk është larg nga vendbanimi i lashtë i Novum Comum, ku janë gjetur objekte të tjera të rëndësishme romake, sipas ministrisë. Gjetja është një nga zbulimet e befasishme të monedhave romake në vitet e fundit. Sipas mediave italiane, monedhat mund të jenë me vlerë miliona euro. "Ne ende nuk dimë në detaje rëndësinë historike dhe kulturore të këtij zbulimi, por kjo zonë është një thesar i vërtetë për arkeologjinë tonë", tha Ministri i Kulturës Alberto Bonisoli në Facebook. Teatri, i cili u  hap në 1870 para se të kthehej në kinema dhe përfundimisht u mbyll në vitin 1997. Ai do të shkatërrohej për të lejuar ndërtimin e një vendbanimi luksoz. Autoritetet tani planifikojnë të pezullojnë punën në vend për të lejuar gërmime të mëtejshme. Në 2016, arkeologët zbuluan një monedhë romake të rrallë ari, 2,000-vjeçare, në Jeruzalem. Monedha paraqiste fytyrën e perandorit romak Nero.

Article Logic
Execution time: 0.0038089752197266