Policia ka zbuluar dhe asgjësuar 7949 bimë kanabis sativa në Tepelenë, Memaliaj dhe Vlorë.
Bimët narkotike u gjetën në dy fshatra të Tepelenës dhe në një fshat të Memaliaj. Përkatësisht në Gusmar të Tepelenës në vendin e quajtur "Përroi i Kaurit" dhe "Përroi i pishave" u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 3100 bimë narkotike. Edhe në fshatin Rexhin, të Tepelenës u gjetën dhe u asgjësuan 1610 bimë narkotike. Po kështu dhe në fshatin Kalivaç, Memaliaj nga kontrolli i ushtruar nga Shërbimet e Policisë në vendin e quajtur "Rëza" dhe "Xana" u gjetën dhe u asgjësuan në total 2700 bimë të dyshuara kanabis sativa. Asgjësimi i bimëve u bë në vend me anë të djegies. Autorët nuk dihen ende se kush janë dhe policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.
Vlorë
Edhe policia e Vlorës ka asgjësuar 10 parcela me rreth 539 rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis sativa. Bimët narkotike u gjetën të mbjella në fshatin Drashovicë të Vlorës dhe në fshatin Velahovë të Sarandës, të cilat u asgjësuan me djegie.