INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohen rrogat, ja sa paguhet një futbollist në Shqipëri

Zbulohen rrogat, ja sa paguhet një futbollist në Shqipëri

Publikuar më: 17:50 18-04-2017

Nëse për futbollistët e huaj e dimë pak a shumë se sa e kanë rrogën, nuk ndodh e njëjta gjë për futbollistët e Kampionatit Shqiptar të Futbollit. Për të krijuar një ide si janë rrogat në Superligë dhe sa mund të pretendojë një futbollist i nivelit të caktuar për t’u paguar, ne kemi renditur disa lojtarë të cilët paguhen me çmime të ndryshme nga njëri-tjetri.

Lojtarët e përzgjedhur për sot janë nga Partizani, Skënderbeu dhe Kukësi, 3 ekipet që luftojnë për titull këtë sezon. Argjentinasi i Partizanit, Agustin Torassa aktualisht paguhet 7 mijë euro në muaj. Paga e tij në vitin e kaluar ka qenë rreth 15 mijë euro në muaj, por këtë sezon ai pranoi uljen, për shkak se ende nuk ka shënuar asnjë gol për "Demat" pavarësisht se luan titullar.

Shoku i tij i skuadrës në kryeqytet, Lorenc Trashi, ka gjithashtu një pagë të kënaqshme, por jo aq shumë sa argjentinasi, bën me dije JOQ. Mesfushori aktualisht merr 4 milionë lekë në muaj, një shifër mjaft e konsiderueshme për një lojtar i cili ende nuk e ka marrë ftesën në kombëtare.

Nga Kukësi është mbrojtësi i ardhur në merkaton e janarit, Simon Rrumbullaku. Futbollisti i krahut të majtë ika një pagë mujore është 1,5 mijë euro, shumë që e ka justifikuar 100% me performancat e tij të shkëlqyera. Ndërsa nga Skënderbeu, futbollisti rumun i ardhur në janar, Cornel Predescu edhe pse nuk luan titullar, paguhet plot 5 mijë euro në muaj. Ndërkaq në Korçë ka edhe lojtarë si Salihi që i kalojnë mbi 8 mijë euro në muaj.

Article Logic
Execution time: 0.0019450187683105