Të gjithë e mbajmë mend momentin e hidhur dhe shumë misterioz kur Astori u nda nga jeta.
Siç raporton “Corriere della Sera”, së fundmi në raportin e mjekëve ligjorë profesorët Karlo Moreski dhe Gaetano Thiene,flasin për “takiaritmi,një dhimbje e fortë ne zemër, e cila ka filluar ti rrahë gjithmonë e më fort derisa ka ndaluar.
Vdekja e mbrojtësit italian, tronditi të gjithë botën e futbollit. U pretendua se 31-vjeçari vdiq në gjumë gjatë grumbullimit me ekipin e tij në Udine, por mjekësia ligjore, pas ekspertizës së barë, arriti në konkluzionin se ish-kapiteni i Fiorentinës, nuk ka vdekur në gjumë.