INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohen shqiptarët, që qëlluan 11 herë me thikë djalin e moderatores Simona Ventura

Zbulohen shqiptarët, që qëlluan 11 herë me thikë djalin e moderatores Simona Ventura

Publikuar më: 14:48 03-07-2018

Mediat italianë publikojnë emrat e dy shqiptarëve të arrestuar një ditë më parë që së bashku me dy italianë masakruan me thika djalin e moderatores së famshme Simona Ventura.

Shqiptarët janë Andi Arapi, 29-vjeç banues në Itali dhe Albano Jakey, 24-vjeç.
Nicola Bettarini, djali i prezantuese, Simona Ventura dhe Stefano Bettarini përfundoi në spital, pasi u qëllua 11 herë me thikë në sherr e sipër në një diskotekë në Itali.
“Të njohim, je i biri i Bettarinit, do të vrasim”- i thirri dikush nga grupi dhe më pas ju sulën duke e goditur me thikë. Ngjarja ka nisur pas një konflikti mes disa të rinjve. Mësohet se 19-vjeçari Nicola Bettarini është jashtë rrezikut për jetën.

Article Logic
Execution time: 0.0035140514373779