Kanë kaluar shumë vite që kur u shpall “Miss Kosova” dhe Diellza Kolgeci vazhdon të jetë një nga ikonat e bukurisë shqiptare.
Pavarësisht se kohët e fundit shumë pak dihet për të, Diellza është një personazh mjaft i njohur në Kosovë dhe Shqipëri.
Sipas disa burimeve të sigurta, bukuroshja shqiptare është në një lidhje me basketbollistin Fisnik Rugova.
Diellza është 11 vite më e madhe se Fisniku dhe kjo lidhje vjen pas ndarjes së saj nga arkitekti Noli Fetoshi.
Por nuk mbaron me kaq, sepse burimet e ‘Prive’ kanë zbuluar se ajo është 4-muajshe shtatzënë.
E kontaktuar nga ‘lajmi’, Diellza ka konfirmuar se është në pritje të ëmbël.
“Po është e vërtetë, po ecë mirë” janë ndër tjera fjalët e saj. E pyetur për gjininë e foshnjës, ish Miss Kosova tregoi se nuk e di akoma, i mjafton që fëmija të jetë i shëndoshë.