Eleni Foureira tashmë është në qendrën e vëmendjes së mediave pas suksesit të kalimit në finalen e Eurovisionit, nën përfaqësinë e Qipros.
Pasi e pranoi publikisht origjinën shqiptare dhe se emrin e vërtete e ka Eleni, disa detaje të reja janë zbuluar për jetën sentimentale të këngëtares së famshme.
Mediat greke kanë zbuluar se Eleni prej një viti është në një marrëdhënie me futbollistin e njohur spanjoll, Alberto Botia.
Çifti është fotografuar në plazh duke u kapur "mat" teksa qëndronin bashkë dhe shkëmbenin puthje me njëri-tjetrin.
Me siguri edhe Alberto duhet të ndihet krenar për suksesin ndërkombëtar që shënoi partnerja e tij në Eurovision.