Anna Malaj, grabitëse karburantesh dhe nënë e një fëmije të mitur jetonte në shtëpinë e saj në Mallakastër, pasi kishte qëndruar disa vjet në Greqi. 31-vjeçarja është arrestuar nga policia pasi ishte e përfshirë në grabitjen me armë të tre karburanteve. Anna është e martuar dhe bashkëshorti i saj është emigrant. Grabitjet i kryente me kushëririn e saj 22-vjeçar që për momentin është shpallur person në kërkim. Siç u sqarua nga policia, ajo vishte dorezat e maskohej në mbrëmje dhe nisej të gjente prenë e radhës. Në një karburant në Levan ka mundur të grabisë 300 mijë lekë, ndërsa në dy raste të tjera tentativa i ka dështuar. Policia nuk ka dokumentuar ende ngjarje të tjera ku mund të jetë përfshirë Anna, ndërsa pritet që me shumë vlerë të jetë edhe dëshmia e saj para bluve të Fierit.
Marrë nga lapsi.al
https://lapsi.al/2018/07/22/foto-vidhte-karburantet-naten-grabitesja-e-kishte-burrin-emigrant/