INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohen të tjera objekte me vlerë në “Veliera” në  Durrës

Zbulohen të tjera objekte me vlerë në “Veliera” në Durrës

Publikuar më: 10:23 13-03-2017

Dalin në dritë objekte të reja me vlera të rralla historikë gjatë punimeve për projektin “Veliera” në Durrës.
“Kemi të bëjmë me pjesë objektesh qeramike, të harkuara nga veprimtaria e dallgëve të detit”, dekalaroi drejtuesi i gërmimeve, Dr. Asc. Eduart Shehu.
Strukturat e zbuluara sipas Shehut, i përkasin një bastioni osman, mbi të cilin më vonë është ndërtuar konaku i princ Vidit, shkruan Amfora.al
Por gurët e përdorur janë mbledhur në të gjithë qytetin dhe i përkasin shekujve të ndryshëm.
Nën monitorimin e arkeologëve dhe punonjësve të Drejtorisë së Kulturës Durrës (DRKKD), këto objekte u grumbulluan dhe dërguan në Muzeun Arkeologjik Durrës, ku më herët janë dërguar topat, gjylet dhe objektet e zbuluara.
Vijimi i punimeve ka sjellë ndërhyrjen në perimetrin e gjetjeve arkeologjike, duke vijuar me shpimin me sondë dhe betonizimin, veprim që Gjykata Administrative Durrës e pezulloi.

Article Logic
Execution time: 0.0034210681915283