Është zbuluar në fund të Detit të Zi anija më e vjetër në botë e mbytur dhe e padëmtuar. Ajo është anije tregtare greke e gjatë 22 metra dhe është gjetur së bashku me direkun e saj, timonin dhe lopatat vozitëse pas më shumë se 2.400 vitesh. Ajo u gjet gjetur 2 km nën sipërfaqe, raporton Daily Mail. Një nëndetëse e kontrolluar nga larg nga shkencëtarët britanikë, zbuloi anijen që shtrihej rreth 80 km larg bregut të Bullgarisë.
Anija ndodhet në Detin e Zi ku uji është pa oksigjen, që mund të ruajë materialin organik për mijëra vjet.