Ditën e djeshme u përhapën me shpejtësi në rrjet disa foto ku këngëtarja me famë botërore, Rihanna, po debatonte keq me të dashurin, Hassan Jameel.
Edhe pse po pushoni për qejfin e tyre, Rihanna dhe Hassani janë kapur nga paparaci duke bërë sherr me njëri-tjetrin të paktën kështu është dukur nga fotot që pushtuan rrjetin. Por mesa duket këngëtarja ka vendosur t’i sqarojë të gjithë një herë e mirë, të paktën ka tentuar.
Në një postim në profilin e saj në Instagram, këngëtarja ndau me ndjekësit një foto të një luaneshe që hungërinte përballë një luani.
"Kur ti mendon se ti di më shumë për futbollin."- shkroi Rihanna krahas fotos, duke i sqaruar të gjithëve arsyen e sherrit.