Kryeministri i vendit Edi Rama, ka munguar sot në Kuvendin e Shqipërisë. Rama ka publikuar një video në rrjete sociale ku shfaqet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe me presidentin e Francës, Emanuel Macron.
Kryeministri shqiptar po merr pjesë në punimet e Samitit të Frankofonisë, që zhvillohet në kryeqytetin e këtij shteti, Erevan.
Në ministerial do të marrin pjesë ministrat e Jashtëm të shteteve anëtare, ndërsa tema e sivjetme e Samitit të XVII të Frankofonisë është “Bashkëjetesa në solidaritet, ndarje të vlerave humanitare dhe respekt për diversitetin: një burim paqeje dhe prosperiteti për komunitetin frankofon”.