INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet arsyeja e ndarjes së Princit Leka dhe Elia Zaharias?

Zbulohet arsyeja e ndarjes së Princit Leka dhe Elia Zaharias?

Publikuar më: 15:36 26-01-2024

Ndarja, tashmë zyrtarisht e konfirmuar, e Princit Leka dhe Elia Zaharias, ka qenë një nga ngjarjet më të komentuara të mediave rozë së fundmi, ndërsa ka pasur mjaft aludime, si për arsyen e divorcit, ashtu edhe për një lidhje të re të mundshme të Princit.

Ndërkohë, tani mund të kemi edhe një shkak të mundshëm të ndarjes së tyre, teksa Erion Teli, ish-shefi për Marrëdhëniet me Publikun në Oborrin Mbretëror shqiptar, në një intervistë për “Canapé” ka folur më me në detaje për atë cka ndodhur, të paktën sipas burimeve të tij. Fillimisht Teli ka folur në lidhje me marrëdhënien shumë të afërt ë Leka ka me të bijën, Geraldinën, teksa shprehet se Princesha frikësohet shpesh se mos i marrin babanë dhe nuk lejon njeri që t’i afrohet për ta takuar.

"Ka qenë shumë e vështirë marrëdhënia (e njerëzve pranë) me vajzën, me Princeshën sepse ajo në mënyrë absolute nuk do që ta ndajë babanë e saj me ne. Sa herë që ne i afrohemi Princit Leka për ta takuar ose për ta përshëndetur, aty ku është Princesha Geraldinë ajo qan dhe kërkon patjetër me insistim të largohemi me frikën se mos ia marrim babanë."- thotë ish-pjestari stafit mbretëror, ndërsa për arsyen e vërtetë të ndarjes, ai nuk jep lidhjen e re të mundshme me fotografen, Blerta Celibashi.

Sipas tij raporti i ri ka nisur vetëm një muaj e gjysmë më parë, ndërsa martesa ka marrë fund para një viti e gjysmë, ndërsa duke gjykuar vetë dhe duke dhënë një opinion krejtësisht personal, ai tha se karriera e Elias mund të ketë qenë arsyeja:

"Unë besoj, dhe ky është opinioni im personal, nuk mund të them gjë zyrtare, është opinioni im personal që karriera e zonjës Zaharia ka qenë një moment që ka sjellë mungesën e saj në detyrat që ka pasur si ish-Princesha shqiptare. Pra (arsyeja ka qenë) arriera e saj si aktore dhe të gjithë ne që kemi qenë pranë oborrit mbretëror kemi shpresuar që të kemi një Grace tjetër, një princeshë Grace që ka qenë e Monakos, pati një ‘boom’ në karrierën e saj artistike, ajo vendosi që të mbante rolin që tashmë kishte si Princesha e Monakos. Zonja Elia Zaharia për një moment, mund të ketë shumë arsye, duke e njohur personalisht është shpirt i lirë, nuk mund ta akuzoj për asgjë. Është njeri artist në kuptimin e plotë të fjalës, bija e një artisteje të madhe shqiptare që është Yllka Mujo, ndoshta ky ka qenë, besoj, fillimi i çarjes së tyre.

Zonja Zaharia siç thashë, është një shpirt i lirë, është shumë zor si artiste që të jetojë në ato katrorë që do një anëtar i familjes mbretërore. Kjo e ka bërë që ajo të mungojë shpesh në takime protokollare, jo vetëm brenda Shqipërisë por edhe jashtë Shqipërisë, presioni shtohet nga të gjitha krahët. Unë besoj shumë, nuk mund të konfirmoj, nuk mund të them asgjë zyrtarisht, është opinioni im personal që ka qenë krisja e tyre në martesë, pastaj kuptohet, gjërat kanë filluar të rëndohen me kalimin e kohës."

/News31

Article Logic
Execution time: 0.0036358833312988