INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet arsyeja e vërtetë e ndarjes mes Kylie dhe Tyga! Kush braktisi kë?

Zbulohet arsyeja e vërtetë e ndarjes mes Kylie dhe Tyga! Kush braktisi kë?

Publikuar më: 10:07 07-04-2017

E habitshme, por këtë herë nuk bëhet fjalë për një femër tjetër!

Ka kaluar thuajse një muaj që kur mbretëresha e adoleshenteve u pa në publik duke u shfaqur intime me të dashurin e saj Tyga, dhe kësaj radhe duket se marrëdhënia e tyre ka marrë fund një herë e mirë. Radar Online raporton se ndërkohë që dyshja është ndarë disa herë që kur filluan të frekuentohen 2 vite më parë, për të cilat kanë qenë gjithmonë shkak tradhëtitë e Tyga, këtë herë duket se nuk bëhej fjalë për diçka të tillë. Burime pranë çiftit tregojnë se Kylie është “lutur” për vite me radhë që Tyga t’i propozojë për martesë pasi është lodhur duke pritur. Ajo është përpjekur në këtë mënyrë që të forcojë dorën me idenë që Tyga nuk bën dot pa të, por ky i fundit nuk ka menduar njësoj. Dhe kështu bukuroshja 19 vjeçare mbeti pa unazë në gisht...të paktën për momentin.

Article Logic
Execution time: 0.0037660598754883