U përfol shumë intensivisht, me dhjetëra lajme në vetëm dy ditë, por tashmë ka ardhur dhe arsyeja përfundimtare e ndarjes Pitt-Jolie.
Aktori 52 vjeçar debatoi me djalin e tij Maddox në avionin privat gjatë fluturimit familjar. Burime pranë Brad bëjnë me dije se pikërisht për këtë Angelina vendosi që të divorcohet me të. Nuk dihet arsyeja se pse ylli i shumë filmave dhe djali i tij 15 vjeçar kishin probleme, por pretendohet se Pitt nuk e ka prekur djalin e tij me dorë në asnjë moment. Burimet shtojnë gjithashtu se akuzat për abuzim, verbal apo fizik janë shpifje të ekzagjeruara. Tani Pitt po hetohet nga as më shumë e as më pak se FBI për arsye se në rast abuzimi kur avioni po fluturonte, bëhet fjalë për një krim federal..