INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet arsyeja pse 20 vjeçarja mori hak ndaj Shukri Xhelilit

Zbulohet arsyeja pse 20 vjeçarja mori hak ndaj Shukri Xhelilit

Publikuar më: 13:32 14-05-2016

Është zbuluar arsyeja e publikimit të videos nga 20 vjeçarja. Tre muaj më parë, me urdhër Shukri Xhelilit, është pushuar nga puna nëna e 20-vjeçares që realizoi video-skandalin seksual.

Abc News shkruan se kjo mund të jetë një nga arsye përse vajza vendosi të filmonte kryetarin e Bashkisë së Peshkopisë dhe të bënte publike videon ku Xhelili i kërkonte favore seksuale për një vend pune.

Mësohet se e ëma e 20-vjeçares punonte si sanitare tek zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe me pas është dërguar tek ndërrmarrja e llixhave që administrohet nga bashkia e Dibrës.

Aty është dhënë urdhri nga ish-kryebashkiaku për ta larguar nga puna. Vendin e saj të punës e ka zënë një njeri shumë i afërt me Shukri Xhelilin.

E reja pasi u mor në pyetje nga policia është lënë e lirë. Nuk dihet ende nëse familja e vajzës vazhdon të qëndrojë me në Dibër apo është larguar në një qytet tjetër.

Ndërsa dosja penale ndaj Shukri Xhelilit pritet t’i dërgohet Prokurorisë për Krime të Rënda për akuzën e “korrupsionit pasiv të personave të zgjedhur” dhe “Marrëdhënie seksuale duke shpërdoruar detyrën”, mbetur në tentativë.

Në videoskandalin e publikuar në media shfaqet Shukri Xhelili teksa i kërkon favore seksuale 20-vjeçares në këmbim të një vendi pune.

Article Logic
Execution time: 0.003687858581543