INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet arsyeja pse kënga e parë e Melisës u fshi nga ‘YouTube’

Zbulohet arsyeja pse kënga e parë e Melisës u fshi nga ‘YouTube’

Publikuar më: 17:29 03-05-2021

Pas largimit nga programi “Për’puthen” ku dhe u bë e njohur Melisa Lleshi iu fut muzikës.

Ish-konkurentja publikoi këngën e saj të parë me titull “U kry”, të cilën e solli të realizuar me videoklip dhe arriti goxha sukses duke marrë pëlqyeshmërinë e menjëhershme të publikut.

Pas këtij projekti, të cilin e punoi në studion “Bini Diez” u tha se Melisa prishi raportet me bashkëpunëtorët dhe do të vazhdojë e vetme me këngë të tjera.

Pikërisht kjo është edhe arsyeja që klipi nuk egziston më në kanalin “Youtube” aty ku mori miliona klikime.

Ka qenë vetë autori i këngës Bini Nebihu, i cili ka treguar se kënga u fshi nga “Youtube”, pasi nuk është më pjesë e kompanisë.

Ndryshe Melisa vazhdoj rrugën me bashkëpunëtorë të tjerë duke sjell kështu një tjetër projekt.

Kënga mban titullin “Leje” dhe erdhi e realizuar me videoklip, në të cilin zyrtarizuan edhe lidhjen me ish-konkurentin tjetër të “Për’puthen”, Andin, duke u shfaqur duke u puthur në fund të videos.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034780502319336