Zbulohet arsyeja se përse PDIU nuk do të jetë në seancën kuvendore ku do të hidhen në votim dekretet e Presidentit për ministrat e rinj në kabinetin qeveritar Rama. Burime pranë PDIU bëjnë të ditur se është pikërisht mosrealizimi i marrëveshjes politike nga qeveria e Edi Ramës. Mësohet se në takimet me strukturat kreu i PDIU ka thënë se vetëm 1% e marrëveshja PS – PDIU është zbatuar, duke shfaqur kështu pakënaqësi të thella ndaj kryeministrit Rama. Duket se votimi i ministrave të rinj krijon përçarjen e parë publike brenda mazhorancës.