INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet arsyeja pse shohim ëndrra të këqija

Zbulohet arsyeja pse shohim ëndrra të këqija

Publikuar më: 16:27 09-10-2016

Na ndodh të gjithëve të shohim ëndrra të këqija.

Për shkak të stresit vuan edhe sistemi jonë imunitar, çrregullohet puna e hormoneve, lodhen muskujt dhe rraskapitet organizmi - që shpesh shoqërohen edhe me sëmundje. Sa i përket trurit, stresi kronik di të shkaktojë humbjen e kujtesës dhe shfaqjen e ëndrrave të këqija.

Ekspertët thonë se truri, i cili është i ngarkuar me mendime të rënda të cilat nuk di si t’i përpunojë, ndihmën e gjen në ankthin e natës. Ëndrrat e këqija janë një formë e mirë për të tejkaluar momentet stresuese, të cilat në këtë mënyrë bëhen më pak të rrezikshme për shëndet.

Sipas shkencëtarëve amerikanë, ëndrrat duhet të konsiderohen si psikoterapi. Në to mund të gjejmë shkaktarët e mundshëm të nervozes sonë dhe sugjerimet se si t’i tejkalojmë ato. Nëse gjatë gjumit jeni të frikësuar ose të turpëruar, mendoni pse ndodh kjo. Pastaj, pyetuni se çfarë ua shkakton ndjenjat e njëjta edhe kur jeni zgjuar. P.sh. ndoshta mund ta kuptoni se keni thënë ose keni bërë diçka jo të mirë në punë, ose keni nevojë që t’i kërkoni dikujt falje ose të jeni më të kujdesëm në të ardhmen…

Në rast se ëndrrat e këqija ua çrregullojnë gjumin normal, paraqiten thuajse çdo natë ose janë shumë shqetësuese, atëherë duhet të kërkoni ndihmën e psikologut ose psikiatrit, të cilët do t’u ndihmojnë t’i rregulloni mendimet

Article Logic
Execution time: 0.0036981105804443