Është diskutuar aq shumë video e bërë virale se përse Papa Francesku eviton që besimtarët t’i puthin duart.
Fillimisht u tha se Ati i Shenjtë nuk dëshironte që të puthej unaza që mbante në dorë. Por në realitet motivi nuk është ky sikurse shpjegoi Alessandro Gisotti, zëdhënësi i Vatikanit.
“Papa më tha se motivi i vërtetë se përse nuk lejonte që t’i puthnin duart ishte për shkak të higjenës. Jo për të por për numrin e madh të personave që duhet të puthnin të njëjtin vend. Atij i pëlqen të përqaafojë njerëzit” u shpreh zëdhënësi.