Leonardo DiCaprio, aktori i famshëm i hollywood-it u takua me supermodelen gjatë një spektakli mode, e cila ishte dhe e fundit femër e përshtatshme për moshën e tij me të cilën ai është lidhur.
Por jo vetëm, në linjën e preferencës për modelet ndërkohë, e vazhdon edhe sot. Gisele Bündchen ishte e vetmja e dashur që pati fatin ta shoqëronte beqarin e përjetshëm në ceremoninë e cmimeve Oskar, dhe e tillë mbetet akoma edhe sot.
Shumë pikëpyetje vijnë nga kureshtarët, se ku qëndronte problemi që bëri të mundur ndarjen e çiftit të njohur, e cila konsiderohej edhe si një ndër lidhjet më seriozë të Leos?
Gisele tregon publikisht se ka vuajtur nga paniku dhe ka menduar edhe të vrasë veten pikërisht kur ishte në kulmin e saj si modele dhe e fejuar me yllin e Hollywood-it DiCaprio.
“Kam dashur të ndaj me ju sfidat e fituara në jetën time me shpresën që ajo mund të ndihmojë ata që ndodhen në situata të ngjashme”, është shprehur ish- ëngjëlli i Victoria’s Secret.
“Fillova të mendoja se nëse do të hidhesha nga ndërtesa gjithçka do të përfundonte dhe kjo dhimbje që përjetoja do të mbaronte”. – ka shtuar më tej
Arsyeja që japin burime pranë Giseles do të ketë bërë aktorin të ndihet keq: nuk kanë pasur grindje apo gjëra të tilla, thonë ata, gjithë puna është se Gisele u mërzit ca nga ajo lidhje, ndaj dhe u largua.
Kujtojmë se ata patën sërisht një ribashkim të shkurtër, por që nuk zgjati shumë dhe përfundoi sërisht në ndarje.
Theksojmë që modelja e njohur është martuar që prej 2009 me Tom Brady me të cilin ka dy fëmijë, Benjamin 8 vjec dhe Vivian 5 .
Ajo tashmë është stabilizuar, ankthi dhe frikërat e së shkuarës tani janë vetëm një kujtim./intv.al/