INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet axhenda e Komisionit të Venecias në Tiranë. Tregon edhe sa mund të qëndrojë Meta në detyrë

Zbulohet axhenda e Komisionit të Venecias në Tiranë. Tregon edhe sa mund të qëndrojë Meta në detyrë

Publikuar më: 15:12 07-09-2019

Është zbardhur sot axhenda e takimeve të Komisionit të Venecias, delegacioni i të cilit do të zbarkojë në Tiranë të hënën për Komisionin Hetimor të ngritur për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Delegacioni do të ketë takime në Kuvend, me mazhorancën dhe opozitën parlamentare, me Presidentin, kryeministrin, ministrin e Brendshëm dhe përfaqësues të KQZ.

“Një delegacion i Komisionit të Venecias do të vizitojë Shqipërinë në kuadër të përgatitjes së draft-opinioni mbi kompetencat e një Presidenti për të caktuar datat e zgjedhjeve në një sistem parlamentar. Delegacioni do të takojë autoritetet e mëposhtme shqiptare:
Presidentin e Shqipërisë, Kryeministrin, Kryetarin e Kuvendit dhe përfaqësuesit e mazhorancës dhe opozitës në Kuvend, përfshirë Komisionin e Posaçëm Hetues, si dhe Ministrin e Brendshëm, përfaqësuesit e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftimin zyrtar të publikuar nga Komisioni i Venecias.

Nga Partia Demokratike do të takohet me grupin e ekspertëve ish-deputeti Oerd Bylykbashi, ndërsa nga LSI-së Klajda Gjosha. Ky takim do të zhvillohet në 10 shtator, ora 08:00.

Njëkohësisht në njoftim thuhet se draft-opinioni do të prezantohet në tetor. Kjo do të thotë që maxhoranca nuk do e shkarkojë Presidentin Ilir Meta edhe për disa javë. Kjo pasi maxhoranca ka vendosur që të pres opinionin final të Komisionit të Venecias e në bazë të vlerësimeve të tij të vijojë me procedurën.

 

Article Logic
Execution time: 0.0043191909790039