INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet çfarë i tha Meghan Markle grimierit të saj pak minuta para se të dilte në altar [FOTO]

Zbulohet çfarë i tha Meghan Markle grimierit të saj pak minuta para se të dilte në altar [FOTO]

Publikuar më: 15:02 25-05-2018

Tashmë Meghan Markle gëzon statusin e Dukeshës së Sussex.

Mirëpo pavarësisht statusit, ajo do të mbetet përgjithmonë Meg. Këtë e ka pohuar edhe grimieri i saj Daniel Martin i cili u kujdes për paraqitjen e saj në ditën e dasmës. Teksa ka folur për ‘Honest Beauty’, Martin ka thënë se është konfuz sepse nuk di si ta thërrasë pas dasmës Meghan

Ata kanë 10 vite që janë miq të ngushtë, por gjithsesi tani që Meghan është Dukesha e Sussex, duhet të tregohet më i matur para saj.

Teksa i bënte grimin më 19 maj, Daniel ka treguar një bisedë interesante që ka bërë me Meghan. Ai tregon se i ka thënë " Duhet të të përulem? Nuk dua të tregoj mungesë respekti, por unë të njoh prej 10 vitesh dhe tani më duket e çuditshme, se nuk di si të drejtohem".

Daniel ka treguar se Dukesha ka qeshur dhe i ka thënë "Unë do të jem gjithmonë Meg". Gjithsesi Daniel është shprehur në intervistë, se herën tjetër kur ta takojë do të mundohet të respektojë protokollin. Por kjo nuk do të thotë se ajo do të ndryshojë...

_3c1f106e-5b5e-11e8-8eeb-612d38e6f1f8.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034990310668945