Ajo është komentuar shpesh për jetën private, por ka zgjedhur ta mbajë atë shumë hermetike, të paktën deri në këtë kohë pasi nuk duroi dot më. Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur Dafina Dauti e cila ka pranuar se është e dashuruar me këngëtarin Tafil Kurteshi.
Dafina foli për “Telegrafin” teksa tha se është shumë e lumtur pranë partnerit dhe falenderuese që kanë gjetur njëri-tjetrin:
“Është përfol dhe me të drejtë. Po, është e vërtetë, po e them për herë të parë për ju. Ka disa muaj që unë dhe Tafili jemi në lidhje dhe jemi shumë të lumtur bashkë dhe shumë falënderues që kemi gjetur njëri-tjetrin”.
Ajo shtoi se takimi i parë i tyre ndodhi në një koncert në Shëngjin, ku të dy ishin të ftuar të këndonin në të njëjtin vend.