Programi më i ndjekur i dashurisë dhe më i komentuari nga publiku i gjerë e mediat rozë “Për’Puthen” fillon së shpejti, pikërisht të hënën e parë të shtatorit .Lajmin e bën të ditur vetë autorja e programit Olsa Muhameti, nëpërmjet një bashkëbisedimi të hapur në llogarinë e saj Instagram.
Ajo tregon se puntata e parë e këtij programi do jetë pikërisht me datë 6-shtator dhe ndér 8 mijë aplikime online dhe jo vetëm vetëm 500 janë përzgjedhur për audicionet.Nga këto 500-vetëm 16-djem janë përzgjedhur të jenë pjesë e programit “Për’Puthen” aplikimi për djemtë tashmë është mbyllur pasi numri i djemve pjesëmarrës konkurrent në “Për’Puthen” është plotësuar.
Ndërsa përsa i përket vajzave, ashtu si vitin e kaluar edhe këtë vit, formati është i njëjtë dhe numri është më i reduktuar se i djemve.
E siç u përfol së fundmi, tashmë u konfirmua lajmi që Bora Zemani do të jetë prezantuesja e këtij sezoni të Përputhen.
Ajo ka postuar një video në Instagram ku shkruan: “Jeni kurioz te dini se kush jane ata? I zbulojme ne 6 shtator!”.