INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet data kur Panucci do ta mbledhë ekipin për herë të parë

Zbulohet data kur Panucci do ta mbledhë ekipin për herë të parë

Publikuar më: 11:53 15-08-2017

Kombëtarja shqiptare do të mblidhet me 28 gusht nën urdhrat e trajnerit të ri, Christian Panucci

Grumbullimi bëhet katër ditë para ndeshjes së parë të vlefshme për eliminatoret e Botërorit ‘Rusia 2018’. Më 2 shtator, kuqezinjtë do të presin Lihtenshtejnin në Elbasan Arena dhe tre ditë më vonë përballen me Maqedoninë në Strumicë.

Këto dy takime do të shërbejnë më shumë për trajnerin e ri që të njihet me skuadrën, të testojë skemat dhe lojtarët sesa për kualifikimin, pasi objektiv i kuqezinjve mbetet kualifikimi në "Euro 2020".

Shqipëria ndodhet në grupin G të eliminatoreve për ‘Rusia 2018’, ku pozicionohet e treta në tabelë me 9 pikë, po aq sa Izraeli, ndërkohë që grupi kryesohet nga Italia dhe Spanja me nga 16 pikë.

Article Logic
Execution time: 0.0036301612854004