Diego Godin do të jetë pjesë e Interit në sezonin e ardhshëm. Këtë e konfirmon prestigjiozja spanjolle “Marca”, e cila shpjegon se argjentinasi nuk do të rinovojë kontratën me Atletico Madrid që i mbaron këtë verë.
Ai pritet të konfirmojë zyrtarisht largimin nga Madridi pas ndeshjes me Sevillan më 12 Maj.
Më herët, mediet kanë zbuluar se 33-vjeçari ka firmosur kontratë 2-vjeçare, me opsion rinovimin edhe për një sezon tjetër me Interin, me pagë 5.5 milionë euro në sezon.