Të premten që lamë pas u nda nga jeta reperi i njohur Mac Miller. 26-vjeçari ka pasur në një lidhje 2-vjeçare me këngëtaren e njohur Ariana Grande, lidhje e cila mori fund pak muaj më parë. Vdekja tragjike e reperit të famshëm Mac Miller shokoi jo vetëm industrinë e muzikës por edhe kolegët e sidomos fansat e tij.
Së fundmi është zbuluar dhe dëshira e fundit e reperit.
Ai donte që prindërit të përfitonin të gjitha të ardhurat e tij. Në një dokument të siguruar nga “E!news” i firmosur nga reperi në vitin 2013, nënvizohet se pasuria e tij në rast fatkeqësie do të ndahet mes të ëmës Karen Meyer, të atit Mark McCormick dhe të vëllait Miller McCormick.
Në listë përfshihet edhe avokati i tij David Byrnes, të cilit i kishte besuar jo vetëm dokumentat ligjore por edhe miqësinë. Mendohet se pasuria e tij, prek shifrën e 9 milionë dollarëve.