Në nisje të mbledhjes së Këshillit të Mandateve, prokurorët e Krimeve të Rënda kërkuan daljen nga salla të mediave për të sjellë dy dosje nga prokuroria e Katanias dhe një dëshmi që implikon Saimir Tahirin në trafikun e drogës.
Lapsi.al mësoi se bëhet fjalë për dëshminë e një efektivi të policisë që ka pranuar, se një nga vëllezërit Habilaj i ka rrëfyer për lidhjet me Saimir Tahirin dhe garancinë që i siguron Ministri i Brendshëm për trafikun e drogës.
Nuk dihet identiteti i policit, që ka bërë rrëfimin, por kjo është dëshmia e dytë e pas asaj të ish Drejtorit të Antidrogës në Fier, Dritan Zagani që denoncoi i pari lidhjet e Tahirit me Habilajt e Vlorës./Lapsi.al