Kureshtja shuhet më në fund!
Fansat e Era Istrefit si në Kosovë ashtu edhe në botë janë duke shijuar akoma projektin ‘BonBon’ i cili po dëgjohet gjithandej. Por publiku është në pritje të këngës së parë dedikuar tregut të huaj nga Era.
‘Etja’ për projektin e ri të Istrefit është shtuar dje kur Ultra Music konfirmoi që shumë shpejt do të lançohet kënga evajzës nga Prishtina.
Por, në mediat sociale tashmë është zbuluar një ditë që po mendohet se do të jetë dita e publikimit të projektit të Erës.
Ultra Music në Instagram kanë shkruar: “Të hënën një këngë e re” e kaq ka mjaftuar që fansat e Erës ta përhapin lajmin.
Mbetet të shihet nëse e hëna do të jetë dita e projektit ndërkombëtar të Era Istrefit.