S’ka ditë që të mos kapet drogë në vendin tonë. I tillë është dhe rasti i sotëm ku janë sekuestruar mbi 60 kg lëndë narkotike e dyshuar marijuanë dhe është arrestuar një person, në kushtet e flagrancës.
I arrestuari, sipas policiësë së Shkodrës është identifikuar si shtetasi Vilson Çuti, 34 vjeç, nga fshati Jeran i Malësisë së Madhe.
Materialet hetimore i kanë kaluar tashmë prokurorisë së rrethit përkatës për akuzën “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.