INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E shkuara intriguese e të fejuarit të Marina Farës: Bëri dasmë me kosto marramendëse, u nda të nesërmen!

E shkuara intriguese e të fejuarit të Marina Farës: Bëri dasmë me kosto marramendëse, u nda të nesërmen!

Publikuar më: 12:54 29-03-2017

Vetëm pak pasi u bë publik lajmi për shpallejn e fejesës mes vajzës së Eli Farës dhe biznesmenit Edi Ismaili, janë zbuluar detaje intriguese rreth jetës personale të këtij të fundit.

Burime pranë Neësbomb kanë bërë me dije se ky nuk është përkushtimi i parë “serioz” për Ismailin. Këto burime rrëfejnë se 3 vite më parë ai ka lidhur kurorë, por kjo martesë ka zgjatur vetëm një ditë. Mësohet se dasma është organizuar në një lokal shumë luksoz në Tiranë dhe ka prekur shifrën marramendëse prej 300 mijë eurosh. Nëse do të llogarisim se kjo martesë zgjati vetëm 1 ditë, kjo shifër bëhet edhe më e lartë se ç’duket në pamje të parë. Nuk bëhen të ditura arsyet e ndarjes së Ismailit, i cili ka kthyer faqe dhe po e vazhdon jetën përkrah vajzës bukuroshe të Eli Farës.

Article Logic
Execution time: 0.0036261081695557