Pas arritjes së një marrëveshje me Brad Pitt për një nga pronat e tyre Angelina u fotografua me The Weeknd.
Aktorja vazhduar të nxisë thashethemet për romancën me artistin kur dolën për darkë në Santa Monica.
Nëna e gjashtë fëmijëve dhe këngëtari kanadez, kaluan dy orë e gjysmë brenda një zone private në restorantin luksoz italian Giorgio Baldi.
Angelina mbërriti në restorantin veçmas nga The Weeknd, por u largua me të pas darkës.
Dhe ndërsa aktorja e njohur dhe këngëtari ende nuk i kanë adresuar publikisht spekulimet rreth lidhjes së tyre, një burim i thotë ekskluzivisht “E! News” se midis tyre ‘NUK’ po ndodh asgjë romantike.
“Ata nuk janë duke bërë date bashkë.Ata kanë interesa të ndërsjella dhe po kënaqen duke i bashkuar idetë e tyre për të parë se çfarë mund të sjellin.”
Burimi shton, “Ata kanë folur kohët e fundit për partneritet në disa projekte humanitare së bashku. Atij i pëlqen të flasë për filma dhe art.”