INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet e vërteta pse Jay Z nuk ishte krah Beyonces në Met Gala

Zbulohet e vërteta pse Jay Z nuk ishte krah Beyonces në Met Gala

Publikuar më: 10:06 05-05-2016

Albumi “Lemonade” ishte ai që e vuri këngëtaren Beyonce në qendër të thashethemeve për një ndarje nga bashkëshorti Jay Z.

Pas kësaj, të gjithë ishin sy e veshë nga veprimet e Beyonce për të parë nëse këto fjalë ishin të vërteta. Met Gala ishte vendi perfekt për ta marrë vesh të vërtetën, por teksa  të gjithë prisnin të shihnin sesi këngëtarja do të sillej me Jay Z-në, ata mbetën të habitur kur panë Beyoncen  teksa parakalonte e vetme në tapetin e kuq dhe pa  bashkëshortin në krahë.  “Ai e ka bërë këtë edhe më parë”, tha një burim i US Weekly.

“Teksa të tjerët po luteshin që të ishin të ftuar në atë event, reperi zgjodhi me qëllim që të mos shkonte, por të qëndronte në shtëpi.”  Pra mungesa e producentit ka qenë e qëllimshme duke menduar  se kjo do të ishte një lëvizje pozitive për Beyoncen dhe duke e lënë vëmëndjen e të gjithëve tek ajo dhe albumi i saj.  Jay Z ishte i pranishëm vitin e kaluar në këtë event sëbashku me Beyoncen, aty ku edhe ndodhi  incidenti me motrën e këngëtares e cila e sulmoi reperin në ashensor. Kjo pasi dyshonte se Jay Z e kishte tradhtuar motrën e saj.  Megjithatë, pas këtij lajmi, mendojmë se kush më mirë se Beyonce dhe Jay Z mund t’i bëjnë marketing vetes? 

Article Logic
Execution time: 0.0040431022644043