Arsyet më skandaloze se përse rriheshin fëmijët në kopështin me administrator Anjeza Shabani janë zbuluar së bashku me emra të dhunueseve të tjera. Një edukatore e xhiruar pa dijeninë e saj ka dhënë detaje të padëgjuara dhe tejet tronditëse në lidhje me dhunën e ushtruar kundrejt fëmijëve.
Ata rriheshin sepse nuk bindeshin, sepse ishin kokëfortë, apo sepse hanin me duar.
Edukatorja në fjalë pranon dhunën sistematike që i ushtrohej fëmijëve në këtë institucion privat jo vetëm nga administratorja Anjeza Shabani, por edhe nga një ish – punonjësje, Elona Turdiu, e cila edhe pse ishte larguar më pas nga ky kopësht kishte shkuar tek një tjetër e më pas ka nisur punën duke u marrë me një kamp veror, por është e paqartë nëse edukatorja Turdiu në këtë kamp merret me fëmijë apo jo.
Foto e edukatores dhunuese, Elona Turdiut