Partia e re e Ben Blushit, pritet të quhet Lista.
Blushi një jave më parë lajmëroi dorëheqjen nga PS dhe më pas iu bashkua dhe deputeja Mimoza Hafizi. Një ditë më parë nismëtarët e kësaj partie kanë zhvilluar një takim të zgjeruar dje pasdite me pjesëmarrjen e grupit organizator dhe mbështetësve të tyre. Sipas Panorama në një takim tek Muzeu, 200 anëtarë kanë prezantuar statutin dhe programin e partisë ‘’Lista’’.
LISTA do të jetë parti e qendrës, duke mos ndjekur asnjë ideologji, përveç interesit publik. Të zgjedhurit në parti nuk do të kenë mundësi të mbajnë më shumë se 2 mandate.