Sot në orën 18:00 Kombëtarja shqiptare do të presë në “Elbasan Arena” Bosnje Hercegovinën.
Përballja miqësore pritet të jetë një test shumë i rëndësishëm për De Biasin i cili do të eksperimentojë me formacionin ku do të luhet me skemën sulmuese 4-4-2, transmeton SYRI.net.
Strakosha sërish pritet ta nisë ndeshjen si titullar, ndërsa në mbrojtje do të vendoset Hysaj, Veseli, Ajeti dhe Agolli.
Krahët e mesfushës do ti besohet dyshes Roshi-Hyka, ndërsa në qendër pritet të vendoset Memushaj-Kukeli.
Në sulm pritet ta nisin ndeshjen si titullar dy sulmuesit që po kalojnë formë më të mirë fizike Sadiku-Cikalleshi.
Gjatë ndeshjes pritet që tekniku italian t’i besojë shumë minuta talentit Eros Grezhda, ndërsa edhe Balaj pritet të marrë minutat e tij.
Ky është formacioni i mundshëm i Shqipërisë kundër Bosnje Hercegovinës.