INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet “gjahtari” i mafies në Shqipëri

Zbulohet “gjahtari” i mafies në Shqipëri

Publikuar më: 11:43 06-10-2017

Vetëm pak ditë pas deklaratës së ambasadorit Donald Lu, gazeta zvicerane “Basler Zeitung”, i ka kushtuar një shkrim të gjatë veprimtarisë së Ambasadorit Amerikan në vendin tonë. Duke e cilësuar diplomatin amerikan si “gjahtarin” e mafies shqiptare, gazeta zvicerane rikthen në vëmendje gjithë denoncimet publike të diplomatit amerikan, i cili flet për banda dhe baronë droge të cilët kanë mundur të depërtojnë në instanca të larta shtetërore.
Gazeta “Basler Zeitung”:
“Donald Lu është i shqetësuar për të ardhmen e vendit më shumë se sa për politikat e brendshme. Ai e drejton gishtin tek zyrtarët e korruptuar, sulmon prokurorin e përgjithshëm si sabotues të reformës në drejtësi, dhe inkurajon qytetarët që t’i kërkojnë llogari politikanëve. Pas fjalëve të Donald Lu, asnjë politikan nuk ka guximin ta kundërshtojë amerikanin pasi ai thotë të vërtetën e dhimbshme”.
Në gazetën zviceranë i bëhet jehonë deklarimeve publike të ambasadorit amerikan, i cili nuk ka nguruar të përmendë publikisht emrat e personave të akuzuar si baronë droge. Por në kushtet që gjendet Shqipëria, edhe pse ambasadori amerikan është në fund të mandatit të tij, gazeta zvicerane thotë se nuk ka arsye që ai të ndalojë betejën e tij.
Gazeta “Basler Zeitung”:
“Tani ai është duke luftuar që ëndrra e tij shqiptar vijnë e vërtetë: një shtet që funksionon aderon në një ditë të largët të BE-së. Lu ka triumfuar kundër rezistencës e shumicës së politikanëve, një reformë gjyqësore në Parlament, tani ai duhet të jetë i kujdesshëm që kjo është zbatuar. Lu nuk ka arsye për t'u çlodhur”.

Article Logic
Execution time: 0.0034370422363281