Javët e fundit, kemi dëgjuar jo pak mbi shtatzëninë e Sarës, partneres së Ledri Vulës. Megjithatë, çifti nuk kanë reaguar ende mbi lajmet që po qarkullojnë në median online.
Mbrëmjen e djeshme, dyshja kanë qenë të ftuar në një festë datëlindje private, madje vetë Ledri ka ndarë në profilin e tij pak momente nga organizimi. “News31” ka siguruar një video ekskluzive, ku Sara shihet duke kërcyer krahë reperit. Veshur me një fustan lejla të gjerë, barku i rrumbullakosur është ai që vjedh gjithë vëmendjen e mundshme.
Burime për “News31” konfirmojnë se çifti janë në pritje të një vajze, e tashmë nuk ka më vend për dyshime: në fare pak muaj, Sara dhe Ledri do të bëhen prindër për herë të parë. Ndoshta, nuk do të vonojë shumë kur dyshja të japin një koment lidhur me këtë hap të rëndësishëm në romancën e tyre. Para pak javësh, në intervistën në “NIN”, Ledri u shpreh se dëshiron shumë të bëhet baba.