Është quajtur “Dragon Hole” dhe shkencëtarët kinezë besojnë se mund të jetë gropa më e thellë në botë. Gropa është rreth 300.98 m e thellë, dhe është matur nga shkencëtarët kinezë me anë të një roboti nënujor me sensorë.
Sipas tyre mendohet se më shumë se 20 lloje peshqish jetojnë në vrimën blu.
Por, nën 100 metra, gropa është tërësisht pa oksigjen dhe se nuk ka gjasë që të ketë jetë. Gropa e thellë është e dukshme sipas sipërfaqes së oqeanit. I përshkuar si “syri” i Detit të Kinës Jugore, gropa është e vendosur në zonë koralore, në ishujt Paracel.