INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet historia se si Justin Bieber e kishte planifikuar në mendjen e tij të martohej me Hailey-n vite më parë

Zbulohet historia se si Justin Bieber e kishte planifikuar në mendjen e tij të martohej me Hailey-n vite më parë

Publikuar më: 16:43 06-06-2019

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin padyshim janë një nga çiftet më të dashura të showbizz-it të huaj.

Këngëtari pati një periudhë mjaft të vështirë ndarjeje nga Selena Gomez me historinë e tyre shumë vjeçare dhe më herët gjatë këtij viti është shprehur se Hailey për të ka qenë siguria që atij i nevojitej.

Dyshja duket se kanë gjetur shpirtin binjak tek njëri-tjetri, madje kanë zhvilluar edhe një dasmë sekrete, ndërsa sot revista prestigjioze “People” ka sjellë në vëmendje një fakt shumë interesant nga historia e marrëdhënies së tyre.

Në vitin 2016 gjatë një interviste për të famshmen “GQ” Justin mësohet se është shprehur që ai do dëshironte ta mbronte marrëdhënien e tij me modelen, shoqen e fëmijërisë dhe vajzën me të cilën herë pas here kishte shkëndija dashurie.

Duke mohuar se Hailey ishte e dashura e tij në atë kohë, ai është shprehur se ajo është një person që ai me të vërtetë e kishte për zemër dhe se kishte frikë të fliste për të në publik me frikën se mos “dëmtonte” të ardhmen e tyre.

“Po në qoftë se Hailey kthehet në vajzën që unë dua të martohem? Nëse unë i nxitoj gjërat, nëse e dëmtoj atë, atëherë gjithmonë do të ngelet e tillë, e dëmtuar.” – tha Justin për GQ në 2016.

Mesa duket Justin disa llogari në mendjen e tij i ka bërë për të ardhmen me Baldwin.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036590099334717