Makina e ish- Ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj, është sulmuar me gurë ditën e djeshme.
Incidenti ka ndodhur pasditen e djeshme ku një 28 vjeçar ka qëlluar me gurë dhe vazo drejt makinave të ish ministrit dhe një tjetër makine me targa diplomatike.
Burri i është drejtuar ish ministrit Beqaj me fjalët “kriminel” dhe “hajdut”.
28-vjeçari, ka rrëmbyer një vazo në anë të rrugës dhe ka qëlluar në fillim makinën me targa diplomatike, ka vazhduar ta godasë makinën me shkelma dhe më pas ka rrëmbyer një copë të madhe betoni dhe e ka plasur në xhamin e përparmë të makinës së Ilir Beqajt.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka arrestuar 28-vjeçarin, Edison Osmenllari. Sipas policisë, Osmenlleri është i sëmurë mendor dhe pas ngjarjes ai është dërguar në spitalin psikiatrik, ku po mbahet nën mbikëqyrje.