INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet  identiteti i shqiptarit që mbeti i plagosur mëngjesin e sotëm në ishullin Kos të Greqisë

Zbulohet identiteti i shqiptarit që mbeti i plagosur mëngjesin e sotëm në ishullin Kos të Greqisë

Publikuar më: 17:09 21-07-2017

Mediat e huaja raportojnë se mes tre prej të plagosurve është shtetasi shqiptar Aldo Begolli nga Flogji i Korçës. Ai është operuar dhe po merr mjekim në spitaln “Thriasio”, me dy të plagosur të tjerë, një shtetas grek, dhe një skandinav.

Sipas deklaratave të drejtorit të spitalit, Palaiorotis Konstantinos, të plagosurit janë duke marrë trajtimin spitalor, por ai tha se më rëndë i plagosur është shqiptari i cili ka pësuar trauma të rënda, e ka një thyerje në shpinë. Ambasada Shqiptare në Athinë është interesuar dhe ka vënë në dispozicion të familjes Begolli çdo ndihmë që do të jetë e nevojshme

Article Logic
Execution time: 0.0036039352416992