INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet ilaçi kundër pleqërisë, shkencëtarët tregojnë eksperimentin 'aksidental'

Zbulohet ilaçi kundër pleqërisë, shkencëtarët tregojnë eksperimentin 'aksidental'

Publikuar më: 11:35 10-09-2019

Plakja të gjithë i frikëson e shumë përpiqen që me mënyra të ndryshme ta ngadalësojnë edhe pse është një proces natyral i pandalshëm.

Por një studim i ri tregoi aksidentalisht se shkencëtaret janë në gjendje jo vetëm ta ngadalësojnë procesin e plakjes, por edhe ta kthejnë mbrapsht atë, pak a shumë ashtu sic ndodh në filmin e famshëm amerikan “rasti i çuditshëm i Benjamin Button”.

Një grupi vullnetarësh në Kaliforni u ishte dhënë për një vit rresht një koktejl i përbërë prej tre mjekimesh të zakonshme: një hormon rritjeje dhe dy ilaçe diabeti.

Kërkuesit po përpiqeshin t’i testonin medikamentet me shpresën e rigjenerimit të gjendrës së timusit.

Por pas analizave të mëtejshme, ata zbuluan fare rastësisht se pjesëmarrësit kishin humbur gati 2,5 vjet “në orën e tyre epigjenetike”, e matur nga verifikimi i gjurmëve në gjenomet e një personi.

Lajmi u bë me dija nga revista“Nature”. Sistemi imunitar i pjesëmarrësve në studim gjithashtu tregonte shenja përteritjeje. Edhe vetë shkencëtarët e përfshirë në eksperiment, mbetën të shokuar nga rezultatet e tij.

Autorët e studimit megjithatë paralajmërojnë se gjetjet janë paraprake dhe se do të nevojiten hulumtime të tjera për të parë se çfarë ndikimi mund të kenë ato mbi kujdesin shëndetësor dhe plakjen në përgjithësi.

Article Logic
Execution time: 0.0035631656646729