Së shpejti në ekranin e Top Channel do të fillojë “Dancing With the Stars”. Deri më tani është përfolur se drejtimi i spektaklit i është besuar Bora Zemanit, ndërsa Isli Islami do të jetë konkurrenti i parë.
Ndërkohë, burime për “kryefjala.com” kanë zbuluar dhe konkurrentin e dytë dhe bëhet fjalë për një personazh mjaft të njohur.
Ai është këngëtari Ardit Çuni, i cili pas eksperiencës në Big Brother VIP duket se është gati të ndërmarrë një tjetër sfidë.