Adria e Madhe quhet kontinenti i humbur që fshihet poshtë detit Adriatik dhe rajonit të Evropës Juglindore, ku përfshihet edhe Shqipëria. Zbulimi është bërë nga Universiteti i Utrehtit në Holandë.
Kontinenti që ka pasur përmasën e ishullit të Greolandës, është zhdukur rreth 140 milionë vite më parë.
Gjurmët e tij gjenden përreth detit Adriatik, në Itali dhe Kroaci, ndërsa skemat kompjuterike gjatë analizimit gjeologjik të Tokës në 240 milionë vitet e fundit, tregojnë për ekzistencën e Adrias së Madhe.
CNN shkruan se 240 milionë vite më parë Adria e Madhe ishte pjesë e superkontinentit Pangea dhe shpërbërja mendohet se ka nisur 100 milionë vjet më parë. Ajo u shkëput nga veriu i Afrikës, Iberia dhe Franca, duke krijuar një kontinent aty ku sot është deti Mesdhe dhe Lindja e Afërt.
Si pasojë e lëvizjeve të shumta tektonike, Adria u zhduk por pjesë të saj krijuan Alpet, Apeninet, Ballkanin dhe Turqinë.