Një specie e veçantë një krijesë gjysëm balenë dhe gjysmë delfin është zbuluar në brigjet Kauai , në Hawai.
Kërkuesit shpjegojnë se krijesa hibride i ngjason një balene dhe një delfini.
Kjo është krijesa e parë e zbuluar dhe hibridi i parë që përfshinë tipare të dy specieve të ndryshme.
Shkencëtarët shprehen se janë ende duke studiuar për këtë krijesë të veçantë.
Ata nënvizojnë se është hera e parë që gjenden përpara një krijese të tillë dhe do të duhet kohë për të dhënë shpjegimet e duhura.