Pas Orindës dhe Turit, një tjetër çift i showbizit shqiptar do t’i japë fund beqarisë këtë vit.
Dhe e gjitha kjo po ndodh pas dy vitesh lidhje intensive bashkë e cila ka tërhequr goxha kuriozitet bashkë me detajet për martesën.
E ndërsa më parë këto detaje ishin në kuadrin e thashethemeve, mediat kosovare pohojnë se Marina dhe Getoari kanë zgjedhur të martohen në shtator. Edhe pse data ende nuk është bërë e ditur, çifti do të martohen në Prishtinë, në vendlindjen e reperit .
Ndërsa sa i përket ceremonisë, ata kanë preferuar të qëndrojnë tek tradicionalja, kur dhëndrri do ta marrë nusen ditën e dielë. Përgatitjet kanë filluar.