“Big Brother Albania VIP” do të nisë në tetor transmetimin, nën prezantimin e Arbana Osmanit. Që kur u njoftua se ky reality-show do të rikthehej në ekran, kanë qenë të shumta aludimet rreth personazheve të famshëm të përzgjedhur. Megjithatë, asnjë emër nuk është konfirmuar.
Stafi i “Big Brother” ka gjetur një mënyrë sa interesante, aq edhe “të mençur”, për të zbuluar konkurrentin e parë.
Prezantuesja, Arbana Osmani, përmes një “story” në Instagram, tregon se emri i konkurrentit të parë i “BB VIP” do të zbulohet në faqen zyrtare të “Big Brother”, në një postim që do të qëndrojë aktiv vetëm një orë.
Mesa duket, kjo është një ide e mirë për të mbajtur publikun të fiksuar edhe pas Instagramit, jo veç në ekran.
Edhe Lori Hoxha po ashtu, që këtë edicion është marrë me përgatitjet, ka bërë thirrje që ndjekësit t’i bëjnë follow faqes, për informacione të reja lidhur me këtë reality-show.
“Big Brother” rikthehet pas 4 vitesh në ekranin e “Top Channel” dhe banorët VIP thuhet se do të jetojnë në kushte të pazakonta, larg luksit dhe komoditeteve të jetës së përditshme. Shtëpia do të jetë me një sipërfaqe prej 1500 metrash katrorë, ndërsa çmimi i madh këtë vit do të jetë 100 mijë euro.